Kosova
Presidentja Osmani fton qytetarët të votojnë dhe t’i respektojnë masat antiCOVID
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se zgjedhjet janë një proces tejet i rëndësishëm për jetën e qytetarëve.
Osmani, e cila ishte e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat, tha se qytetarët me votën e tyre sot determinojnë si do të jetë jeta në katër vjetët e ardhshme në komunën e tyre.
“Një proces tejet i rëndësishëm për jetën e qytetarëve tanë… Qytetarët votojnë sot për kualitetin e jetës së tyre, votojnë për komunën e tyre për udhëheqësinë që do ta determinojë se si në katër vjetët e ardhshme do të jetë jeta e tyre në komunat ku ata jetojnë”, tha ajo, duke i ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje.
“Të dëshmojmë se qytetarët e Kosovës janë ata që e mundësojnë dhe e mbrojnë çdo proces të drejtë e demokratik që ka të bëjë me jetën e tyre”, tha ajo, duke shtuar se shpreson që zgjedhjet do të mbahen pa asnjë incident.
Presidentja e vendit po ashtu bëri thirrje që të respektohen masat antiCOVID.
E-Diaspora
-
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” “The Armed Man: A Mass for Peace”, e dedikuar viktimave të luftës në Kosovë, renditet e... -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë












