Kosova
21 komuna në balotazh, gara më 14 nëntor
Përfundon numërimi i votave në Kosovë
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta të zgjedhjeve lokale të zhvilluara më 17 tetor.
Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 17 komuna janë shënuar fitore të kandidatëve me mbi 50% të votave, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në balotazh.
Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar katër komuna pa balotazh, Aleanca për AAK dhe LDK nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore pa balotazh.
PDK ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj.
LDK ka fituar në Pejë dhe Lipjan.
AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.
Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.
Mirëpo përballja te shumica e komunave do të jetë në raundin e dytë, përfshirë edhe kryeqytetin.
LVV dhe LDK në balotazh do të përballen në pesë komuna: Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Viti dhe Fushë Kosovë.
LVV dhe PDK në balotazh do të përballen në tri komuna: Prizren, Shtime dhe Kaçanik.
PDK dhe LDK në balotazh përballen në dy komuna: Vushtrri, Dragash.
LVV dhe AAK në balotazh përballen në dy komuna: Gjakovë dhe Rahovec.
LDK dhe AAK përballen në balotazh në dy komuna: Istog dhe Junik.
PDK dhe AAK përballen në balotazh në Klinë.
Po ashtu në raundin e dytë do të ketë edhe disa përballje të tjera:
Kamenica (Partia Socialdemokrate -LVV), Malisheva (Nisma-PDK), Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP), Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD), Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS), Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV).
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 14 nëntor.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












