Kosova
Jashari: Të turpëruar duhet të ndihen ata që morën peng votën e qytetarëve
Në një postim të fundit, kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar sërish pas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e së dielës.
Jashari, i cili sipas rezultateve të deritanishme u radhit i dyti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë, teksa ka akuzuar ashpër PDK-në për manipulim votash, transmeton Telegrafi.
“Të dashur qytetarë, mbështetës të idealit tonë të përbashkët, ju faleminderit mijëra herë nga zemra për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur gjatë qeverisjes sime 4-vjeçare, duke realizuar së bashku qindra projekte milionëshe që kanë ngritur mirëqenien e qytetarëve të Skenderajt dhe të cilat do të mbahen mend gjatë nga të gjithë. Jam jashtëzakonisht i lumtur që me vullnetin më të madh, pavarësisht shumë sfidave, me angazhim maksimal bashkë me qytetarët instaluam një qeverisje të mirë dhe transparente, një standard të ri të qeverisje për qytetarët tonë”, ka deklaruar ai.
Jashari ka shkruar tutje se ”sot duhet të ndihemi krenar secili nga ne që punuam me tërë mundin në këto 4 vjet për qytetarët, për fushatën shembull që zhvilluam, për programin zhvillimor që ofruam, për ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve, për respektimin e ligjeve dhe institucioneve tona të ndërtuara me shumë mund e sakrificë”.
“Të turpëruar duhet të ndihen vetëm ata që nuk lanë gurë pa lëvizur e metodë antiligjore pa përdorur për të marrë peng votën e qytetarëve, ata që u bënë presion votuesve, ata që iu shkuan në shtëpi një ditë para votimit, ata që i ndalën votuesit para qendrave të votimit duke i shantazhuar e mashtruar, ata që vodhën vullnetin e lirë të qytetarëve e ata që festuan si festuan për një ‘fitore’ që as vetë nuk e kishin pritur. Të gjitha këto i dinë shumë mirë qytetarët e vendit tonë, këto sot fliten gjithandej dhe tashmë çdo gjë dihet për manipulimin e këtyre zgjedhjeve”, pohon Jashari.
Më tej, Jashari ka njoftuar se deri tani kanë bërë 10 ankesa në lidhje me manipulimin e procesit zgjedhor.
“Të dashur qytetarë, duke besuar fuqishëm në drejtësinë tonë, kemi bërë mbi 10 ankesa në lidhje me manipulimin e procesit zgjedhor dhe presim që të zbardhet e vërteta edhe nëse duhet të hapet e të verifikohet çdo kuti e votimit.
As këto zgjedhje, as manipulimet e shumta dhe as asgjë tjetër nuk mund të ndalë angazhimin tonë të përbashkët për qytetarët dhe vendin tonë të shenjtë.
Fitues të vërtetë të këtyre zgjedhjeve jemi vetëm Ne, qytetarë të dashur, numrat e vjedhur e të manipuluar nuk mund t’i mbulojnë veprat dhe sjelljet e tyre antiligjore dhe antimorale. Shihemi së shpejti bashkë për idealin tonë”, përfundon reagimi.
PDK në zgjedhjet lokale në Skenderaj ka marrë 57,99% të votave, kurse Bekim Jashari nga Lista e Pavarur është radhitur i dyti me 40,64% të votave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











