Shqipëria
FMN: Shqipëria kishte vdekshmërinë më të lartë shtesë në Europë në pandemi
Mësohet se Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020, në raport me mesataren e 2015-2019, sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në “Pasqyrën Rajonale Europiane të tetorit 2021”.
Sipas grafikut, në 2020-n vdekjet shtesë ishin mbi 20% më të larta së mesatarja e 2015-2019, e para në Europë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (rreth 18%) dhe Kosova e treta me rreth 17%. Nga shtetet e rajonit, vdekshmëria më e ulët shtesë ishte në Serbi (rritje rreth 10%), Bosnjë (+15%).
Në Europë më pa pasoja në humbjen e jetëve nga pandemia në 2020-n ishin Norvegjia, Letonia, Danimarka, Finlanda, që panë një rritje të vdekshmërisë shtesë me më pak se 5% për periudhën e analizuar nga FMN.
Shqipëria në vitin 2020 kishte një nga rëniet ekonomike më të ulëta në Europë, me -3.3% (Italia p.sh. u tkurr me rreth 9%), por kjo rezulton se ka ardhur me kosto të larta në jetët e humbura. Italia, që u përball me valën e parë të pandemisë shënoi për gjithë vitin një rritje të vdekshmërisë shtesë me më pak se 14%, në raport me mesataren e 2015-2019.
Humbjet e larta të jetëve në vend erdhën ndonëse jemi ndër shtetet me moshën mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një me moshat nën moshën medianë dhe tjetra mbi moshën medianë) më të re në Europë, sipas një grafiku tjetër të publikuar po në raportin e FMN. Mosha mesatare në Shqipëri është rreth 37-37 vjeç.
Në Itali, mosha mediane po i afrohet 50 vjeç (47.2 në vitin 2020), duke qenë shteti me popullsi më të vjetër në Europë, së bashku me Gjermaninë (46), Portugalinë (45.5), Greqinë (45.2). të gjitha këto shtete, ndonëse me popullsi më të plakur kishin vdekshmëri më të ulët shtesë sesa Shqipëria (në Gjermani rritja e vdekshmërisë shtesë ishte 5%, ndër më të ulëtat në Europë, në Greqi më pak se 10%).
Edhe një raport i mëparshëm Komisionit Europian njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019 (ndryshimi me shifrat e FMN-së lidhet me faktin se në 2015-n në vend ka pasur vdekje më të larta se në 2016-2019- shënim i Monitor). Kjo përqindje ishte më shumë se dyfishi i vdekjeve shtesë në BE dhe më e larta ndër Rajonin e Ballkanit.
Të dhënat e tjera të Eurostat, të përpunuara më herët nga Monitor tregojnë se e njëjta tendencë ka vijuar dhe në tremujorin e parë 2021, me Shqipërinë që vijoi të shënoi vdekshmërinë më të lartë shtesë, në raport me periudhën para-pandemike. Duke përfshirë dhe tremujorin e parë të vitit 2021, vdekjet për 54 javë pandemi (për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021) fatalitetet u rritën me 41%, ndërsa shteti i dytë pas nesh me rritjen më të lartë është Çekia, me 25% e ndjekur nga Sllovakia me 24%.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












