Kosova
Kurti: Ushtria jonë duhet të forcohet e të zhvillohet për të siguruar paqen
“Ushtria jonë duhet të forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që u mbajt në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj.
Po ashtu, Kurti vlerësoi ditë të veçantë për FSK-në dhe për vendin, sepse, siç tha ai, Ushtrisë së Kosovës po i shtohen edhe 180 ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atdheut e për të mbrojtur qytetarët dhe territorin e vendit tonë.
“Gjatë nëntë javëve të trajnimit, ju jeni ballafaquar me sforcim fizik, ngarkesa psikike dhe detyra akademike, larg familjeve, nën disiplinë dhe vështirësi të tjera, të cilat nuk i keni hasur më parë. Të gjitha këto sfida kanë pasur vetëm një qëllim: t’ju përgatisin për të qenë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës, për t’i shërbyer paqes me përkushtim të lartë dhe me vetëmohim”, u tha kryeministri rekrutëve të posadiplomuar.
Ai theksoi se përfundimi i suksesshëm i stërvitjes ushtarake bazë, pa dyshim është meritë e punës së palodhshme dhe profesionale të stafit trajnues të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri përgëzoi oficerët dhe nënoficerët e Forcës së Sigurisë për këtë arritje dhe i inkurajoi të vazhdojnë të ruajnë dhe të avancojnë njohuritë në shërbim të edukimit dhe trajnimit të gjeneratave të reja të ushtarakëve.
Në ceremoni ishin të pranishëm Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralë, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe të vendeve mike të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













