Kosova
Ushtarët e Kosovës kthehen nga misioni në Kuvajt
Ushtarë të Republikës së Kosovës të cilët kohë më parë shkuan në mision ushtarak në Kuvajt, u kthyen sot në Kosovë.
Ata u pritën nga ministri i mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj. Ky i fundit, në një shkrim në Facebook tha se ishte një emocion i veçantë të priste ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që sot janë kthyer nga misioni i parë ushtarak jashtë vendit.
“Emocion i veçantë ishte pritja e ushtarakëve tanë, që u kthyen sot nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit. Këta djem, me shërbimin e tyre përkrah forcave amerikane në operacionin e stabilitetit në Kuvajt, na bënë krenar, jo vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe gjithë kombin. Ju faleminderit djema, juve dhe familjeve tuaja, për sakrificën në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale! Ju konfirmuat në vepër, vlerën e shenjtë të Besës sonë për mikun! Ju në vepër shprehët falënderimin dhe mirënjohjen për atë që SHBA dhe gjithë vendet tjera aleate, bënë për ne në kohët e vështira!”, ka shkruar Mehaj, transmeton Albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












