Kosova
Sot fillon numërimi i votave me kusht
Votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po planifikon t’i numërojë sot, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmi Elezi, në një konferencë për medie të dielën tha se rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarëve të komunave do të bëhet pasi të numërohen votat me kush dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
“Rezultatet përfundimtare për zgjedhjen për kryetarë të komunave, pasi të numërohen votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, planifikojmë të bëhen gjatë ditës së nesërme, si dhe pasi të marrin konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme”, tha të dielën Elezi.
Të dielën u bë edhe numërimi i votave jashtë Kosovës të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor. Fushata do të zgjasë vetëm 5 ditë, pra do të fillojë më 8 nëntor dhe do përfundojë më 12 nëntor.
Në vitin 2017, KQZ-së i janë dashur 9 ditë për të shpallur rezultateve përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe 3 ditë të tjera për t’i certifikuar ato.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll Klubi turk raportohet se ka ofruar 2 milionë dollarë për një performancë prej katër këngësh në... -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit











