Kosova
Kosova, ende vendi i vetëm i izoluar
Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që qytetarët e saj ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian. Kosova është në pritje për heqje të vizave që nga viti 2008.
Në vitin 2008 ka nisur dialogu për liberalizimin e vizave me pesë shtetet e Ballkanit Perëndimor, por jo edhe me Kosovën. Radio Evropa e Lirë ka publikuar një informacion të detajuar, ku shihet rrugëtimi në këtë proces.
Komisioni Evropian kishte dorëzuar udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën. Udhërrëfyesi nuk i ishte dorëzur Kosovës.
Pas një viti, pra në vitin 2009, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina s’kishin marrë rekomandimin, meqë konsiderohej se nuk i kishin përmbushur kriteret. Kosova, që nuk e kishte marrë udhërrëfyesin nga KE-ja, cilësohej si vend ku “kërkesat teknike për liberalizimin e vizave ende nuk janë përmbushur”.
Në dhjetor të 2009-ës, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi morën liberalizimin e vizave.
Për Shqipërinë e Bosnjë e Hercegovinën, vizat u hoqën në dhjetor të vitit 2010.
Pas dy vjetësh nga liberalizimi i vizave për këto shtete, Kosova mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Numri i kritereve ishte dyfish më i lartë në krahasim me udhërrëfyesit për shtetet e tjera të rajonit.
“Të përpiqet të ta përfundojë, në mënyrë të koordinuar me palën tjetër, përcaktimin e kufirit/pikës kufitare me Malin e Zi”, është një nga kriteret për Kosovën në udhërrëfyes.
Në maj të 2016-ës, Komisioni Evropian kërkoi nga Kosova që ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi para se të rekomandojë liberalizimin e vizave.

E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












