Kosova
Kurti : Dua Lipa është diplomatja më e mirë e Kosovës
Pas deklaratës së Dua Lipës dhe çmimit që mori, ka reaguar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku përmes një postimi në Twiter u shpreh falënderues për këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa.
E shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pati një fjalim të veçantë, Lipa u nderua dje me një çmim tjetër ndërkombëtar.
Ky çmim ka të bëjë me individët shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash.
Promovimin e Kosovës e bëri në një mënyrë dinjitoze, që u vlerësua edhe nga Kurti.
Ky i fundit shkroi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, duke thënë se Dua Lipa nuk është vetëm këngëtarja më e famshme në botë, ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim dhe është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.
“Urime për çmimin në Këshillin Atlantik. Ju jeni frymëzim dhe vendi juaj është krenar për ju”, shkroi ai.
Dua Lipa fjalimin e saj e nisi në gjuhën shqipe, duke treguar dashurinë për atdheun e saj. /Albinfo.ch
.@DUALIPA is not just world most celebrated singer, she is an activist that inspires movements for change, and she is the best diplomat that Kosova could ever asked & hoped for.
Congratulations on your @AtlanticCouncil award.
You are an inspiration & your country is proud of you. pic.twitter.com/QgxTJZppQD— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2021
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












