Lajme
Talebanët paraqesin rregullat e reja për mediat në Afganistan
Udhëheqësit talebanë u kanë kërkuar rrjeteve televizive të ndalojnë transmetimin e programeve që grupi ultra-konservator i konsideron të “pamoralshme”.
Udhëzimet e reja, të bëra publike më 21 nëntor nga Ministria për Promovim të Virtytit dhe Parandalim të Vesit, përbëjnë kufizimet e fundit nën talebanët.
Në çfarë konsistojnë rregullat e reja?
Ministria ka marrë vendim që të ndalojë transmetimin e filmave, komedive apo programeve argëtuese që “fyejnë” individët apo janë kundër kulturës afgane dhe mënyrës si interpretojnë talebanët Ligjin islamik.
Kjo përfshin secilin film apo program që transmeton Profetin Muhamed, apo figura tjera të nderuara, nuk do të mund të transmetohet.
Rregullat janë të vendosura edhe për gratë gazetare, për të cilat thonë se duhet te vishen me hixhab – mbulesën e flokëve, kur të dalin në ekran.
Një rregull tjetër është ndalimi i prezantimit të burrave që nuk janë të veshur sipas standardeve të grupit.
“Këto nuk janë rregulla por janë udhëzues fetarë”, tha zëdhënësi i Ministrisë për AFP.
Një tjetër zëdhënës taleban tha se këto direktiva nuk janë të detyrueshme, por janë më tepër “një udhëzim fetar”.
Raporti i talebanëve me media
Talebanët u rikthyen në pushtet në gusht, njëzet vjet pasi forcat e udhëhequra nga SHBA i dëbuan ata.
Udhehqja e Afganistanit nën talebanët më parë, e ka gjetur vendit me ndalime të televizioneve dhe filmave, si dhe shumicën e formave të tjera të medias.
Një media që lejohej ishte kanali radiofonik Zëri i Sheriatit që transmetonte propagandë islamike.
Gjatë dy dekadave të mëvonshme të lirisë relative të shtypit, u krijuan disa rrjete televizive vendase që shfaqnin një sërë shfaqjesh, duke përfshirë konkurse këngësh në televizion dhe telenovela të importuara nga Turqia dhe India.
Pas rrëzimit të Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Kabul, në mes të muajit gusht, talibanët kanë thënë se do të kenë qasje më ndryshe, në krahasim me regjimin brutal të periudhës 1996-2001.
Atë kohë, vajzave nuk u është mundësuar shkollimi, puna, sportet dhe aktivitete tjera.
Prej rikthimit në pushtet, talibanët kanë prezantuar rregulla rreth asaj se çfarë të veshin gratë në universitet, ua kanë ndaluar vajzave shkollimin e mesëm dhe kanë vënë ndalesa për gratë që punojnë në sektorin civil.
Qeveria e talibanëve nuk është njohur nga asnjë shtet.
Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete tjera kanë thënë se njohja e saj varet nga respektimi i të drejtave të njeriut, liria e mediave dhe sistemi politik gjithëpërfshirës.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit











