Lajme
Tensione mes Francës e Britanisë për emigrantët
Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira.
Që prej 2018-s, numri i njerëzve që përpiqen të kalojnë kanalin me varka të vogla është rritur ndjeshëm.
Ahmad Waqar dëshiron të shkojë në Londër, ku jeton vëllai i tij, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Sekseri më tha se për tri ditë do ta kaloja Kanalin, por ai më gënjeu dhe vijon të gënjejë. Ai merr paratë dhe ikën. U ka marrë para 150 personave, që kanë dhënë 3 mijë euro secili”, shprehet emigranti afgan.
Ndërkohë, tensionet mes Britanisë dhe Francës mbeten të larta.
Një takim mes ministrave të brendshëm të Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës do të mbahet në Kale’, ku do të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i KE-së, por pa Britaninë.
“Ky është një problem afatgjatë. Sa do të mund të qëndrojnë në det këto patrulla? Ditë, javë, apo muaj? Ky është një problem i vazhdueshëm që kërkon një zgjidhje afatgjatë”, tha Kay Marsh, koordinatore për mbështetjen e emigrantëve.
Rastet e shpëtimit ndërkohë janë dyfishuar që prej gushtit dhe që prej janarit të këtij viti, mbi 31 mijë emigrantë u përpoqën të arrinin Britaninë, me thuajse 8 mijë prej tyre që u shpëtuan në mes të detit.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit










