Lajme
Greqi: Vaksinim i detyrueshëm i personave mbi 60 vjeç
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë më 30 nëntor se vaksinat kundër koronavirusit do të jenë të detyrueshme për personat mbi moshën 60-vjeçare.
“Grekët mbi moshën 60-vjeçare patjetër duhet të bëjnë terminet për dozën e parë deri më 16 janar”, ka thënë kryeministri përmes një deklarate.
“Tani e tutje, vaksinimi i tyre është i detyrueshëm”, ka shtuar ai.
Kjo masë do të duhet të votohet në Parlament, ka thënë ai, ndonëse ligjvënësit pritet të votojnë në të mirë të vendimit.
Më shumë se 500,000 grekë mbi moshën 60-vjeçare janë duke refuzuar të vaksinohen, ka thënë Mitsotakis.
Ata persona që do të refuzojnë imunizimin, do të përballen me gjobë prej 100 eurosh, ka thënë ai.
“Kjo është mbrojtje, nuk është ndëshkim”, ka thënë Mitsotakis.
Vaksinimet, testet dhe distanca fizike “janë përgjigje, jo izolimi”.
Qeveria u ka rezistuar thirrjeve nga ekspertë shëndetësorë për masat kufizuese shtesë, para sezonës së Krishtlindjes.
Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet greke kanë regjistruar mbi 18,000 viktima me koronavirus.
Më shumë se 650 persona janë në kujdes intensiv./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti nga Kosova, Lisian Thaçi, i bashkohet Bayern Munich Futbollisti i ri është bërë pjesë e FC Bayern Global Academy, programit ekskluziv të zhvillimit të... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta













