Shqipëria
A ka arritur varianti ‘Omicron’ në Shqipëri?
Instituti i Shëndetit Publik do të dërgojë për analiza në laboratorë të specializuar mostra të pacientëve për të zbuluar nëse varianti i ri i COVID-19, Omicron qarkullon në Shqipëri.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë me procesin e vaksinimit. Ajo deklaroi se do të bëhet një vlerësim i gjithë masave aktuale për frenimin e pandemisë, si dhe vendosja e maskave në ambientet e brendshme.
“Është e rëndësishme të vijojmë vaksinimin edhe në raport me variantin e ri Omicron që tashmë ka shqetësuar botën. Jo duke i vendosur vendet në panik por i ka vendosur në një gatishmëri të shtuar të gjitha vendet, ashtu sikurse edhe ne”, tha ministrja Manastirliu, transmeton Euronews Albania përcjell Albinfo.ch.
Që nga nisja e procesit të vaksinimit në Shqipëri janë kryer në total 2.103.351 doza. Nga këto, 1.072.645 janë doza të para; 961.013 doza të dyta dhe 67.381 doza të treta.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













