Kuriozitete
Kush janë tre gjigantët e teknologjisë të cilët zotërojnë thuajse të gjithë tregun global të reklamimit?
Këta tre gjigandë do të kenë në dorë 90% të tregut të digjital ne fund të vitit 2021. Kompania mëmë që zotëron Google, Meta – e njohur deri tani si Facebook – dhe Amazon, kanë në kontroll 80-90% të këtij tregu, sipas studimit të kompanisë së promocioneve GroupM Global.
Vlera e tregut global të reklamimit pritet të pësojë një rritje prej 19.4% gjatë 2021 dhe 9.1% në 2022.
Teksa i afrohemi fundit të vitit 2021, ky sektor po tregon një zhvillim shumë më të shpjet nga ç ‘ishte parashikuar, i shtyrë më së shumti prej SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës, thuhet në studim, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Televizioni, platformat digjitale, audio, gazetat, revistat, kinematë dhe produktet mediatike në ambientet e hapura kanë arritur të akumulojnë një shumë prej $766 miliardë dollarësh në të ardhura të përbashkëta. Ato pritet të kalojnë $1 trilionë dollarë deri në vitin 2025.
Faktorët kryesorë që po shkaktojnë një rritje dhe zhvillim të këtij niveli:
Bizneset e vogla e të reja që po i dedikojnë më tepër para dhe investime reklamimit digjital;
Tregtarët e bazuar në Kinë po përfitojnë nga një sistem postar me kosto të ulët dhe që operon në të gjithë botën;
Krijuesit e aplikacioneve apo bizneseve të tjera të bazuara në botën digjitale i kanë rrënjët në ekonominë online apo ekonominë e internetit, shumë prej të cilëve fokusohen më tepër se kudo tjetër tek marketingu, për të shumëfishuar fitimet e tyre;
Zhvillimet në sektorët kryesorë këtë fund viti:
Marketingu digjital: Me shumë siguri do ta kapë këtë fund viti me një rritje prej 30.5%, në krahasim me 26% në qershor.
Ky sektor përbën 64.4% të të gjithë sektorit të marketingut në botë gjatë vitit 2021, në krahasim me 60.5% në vitin 2020.
Marketingu i TV: I parashikuar të pësoj një rritje prej 11.7% në fund të 2021, nga 9.3% në qershor. Pritet që në vitet në vazhdim ky sektor të qëndrojë në një rritje relativisht të sheshtë prej 1-2% për çdo vit deri në 2026. Në përgjithësi reklamimi në TV gjatë vitit 2022, do të pësojë një rritje prej rreth 10%, e cila pritet të dyfishohet deri në vitin 2026.
Marketingu Audio: Pritshmëritë janë që sektori i reklamimit zanor të rritet me 15.6% në vitin 2021 dhe 6.4% në vitin 2022. Në vitet në vazhdim ama, ai pritet t’i rikthehet trendeve historike: një nivel relativisht i rrafshët.
Marketingu OOH: Reklamimet në ambientet e jashtme pritet të pësojnë një rritje prej 17.1% në vitin 2021 dhe 14.9% gjatë vitit 2022. Në vitet në vazhdim ama rritja do të mbetet relativisht mesatare prej rreth 5-9% çdo vit.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














