Kosova
Shqipëria mëson sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve, mund të përballet sërish me Serbinë
Duke filluar nga ora 18:00, në Nyon të Zvicrës, sot do të hidhet shorti i UEFA Natios League.
Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë ditën e sotme edhe kundërshtarët e tyre në këtë kompeticion, drejt rrugës për Gjermani, për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm të tyre në Europianin 2024.
Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Ligën B, ndodhet në një vazo me Slloveninë, Malin e Zi dhe Armeninë.
Ndërkohë që në 3 vazot e tjera, duke nisur nga e para gjenden Suedia, sigurisht kundërshtari për t’u shmangur, Ukraina, Bosnjë e Hercegovina dhe Islanda. Në vazon e dytë rivalë do të jenë një mes Finlandës, Norvegjisë, Skocisë apo Rusisë, ndërsa në vazon e tretë emrat që kombëtarja e Shqipërisë mund të ketë përballë janë Izraeli, Rumania, Serbia dhe Irlanda.
Pra, Shqipëria mund të përballet përsëri me kombëtaren e Serbisë, ndaj së cilës në ndeshjen e parafundit kishte jo pak probleme.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes















