Lajme
Britania shqyrton ashpërsimin e masave
Në Britaninë e Madhe mund të merren masa më të ashpra për të frenuar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, sipas një njoftimi, ndërsa ministrat po diskutojnë mënyrat sesi të trajtojnë numrin në rritje të infeksioneve.
‘Financial Times’ raportoi se kryeministrit Boris Johnson iu prezantuan të premten një sërë opsionesh sipas të ashtuquajturit Plan C.
Gazeta citoi se aleatët e kryeministrit britanik Johnson të cilët pretendonin se ai donte të vazhdonte me udhëzimet në kuadër të Covid-19, por se ai gjithashtu duhej të ishte realist për kërcënimin më të madh për shëndetin public, Omicron.
Procesverbalet të bëra publike nga Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat (SAGE), sipas BBC, thanë se shkencëtarët u kishin thënë ministrave se duhet të merren masa më të ashpra sa më shpejt”.
‘The Times’ raportoi se po përgatiteshin projekt-rregullore të cilat mund të ndalonin takimin e personave të tjerë në ambiente të mbyllura, përveçse për qëllime pune, dhe se baret dhe restorantet do të kufizoheshin vetëm në shërbimin në natyrë, për dy javë pas Krishtlindjeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














