Shqipëria
Nis takimi Rama, Zaev, Vuçiq në “Pallatin e Brigadave”, në Tiranë
Bëhet e ditur se në “Pallatin e Brigadave”, në Tiranë, në kuadër të Ballkanit të Hapur ka nisur takimi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell TV21. Zaev është i shoqëruar nga zëvendësministri për Financa, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.
Sot është paraparë nënshkrimi i marrëveshjeve shumëpalëshe dhe dypalëshe: Marrëveshja për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja për bashkëpunim në veterinë, sigurinë e ushqimit, ushqimin e kafshëve dhe zonën fitosanitare të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja mes Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të kompetencave të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri (AEOS).
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të kompetencave të operatorit të autorizuar ekonomik – siguri (AEOS).
Në takimin e sotëm, përveç liderëve të “Ballkanit të Hapur”, online pritet të marrë pjesë edhe komisionari i BE-së për zgjerim, Oliver Varhej, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Emir Xhikiq, drejtor i sekretariatit të CEFTA-s, z. Matej Zakonjshek, drejtor i Komunitetit të Transportit dhe Marko Çadezh, kryetar i Odës së Tregtare –industriale të Serbisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











