Teatër
“Zgjoi”, tematika që e bëri të hyjë në listë të ngushtë për “Oscar”
Kandidati i Kosovës për “Oscar” është edhe një hap më afër ceremonisë prestigjioze, transmeton albinfo.ch.
Filmi nën regji të Blerta Bashollli ka hyrë në listën e ngushtë. Në listën e posapublikuar është bashkë me 14 të tjerë.
Aktorja kryesore e filmit “Zgjoi”, Yllka Gashi, ka thënë se hyrja në 15-she e filmit kosovar është tanimë një ngjarje historike edhe nëse nuk hyn në 5-she.
Megjithatë, ajo thotë se shpreson shumë që “Zgjoi” të jetë i nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar”.
Tematika e këtij filmi bërë që të hyjë në garën e madhe për “Oscar”.
Gjithë çfarë donte Fahrije Hoti në fillim të viteve 2000, ishte një jetë më e mirë për dy fëmijët e saj.
Lufta e fundit në Kosovë e la të ve dhe pa shtëpi. Gjithçka duhej nisur nga e para. Fahrija mblodhi dhimbjen dhe e shndërroi në copëza force. Ajo dhe fëmijët e saj duhet të mbijetonin. Historia e saj është histori suksesi e një gruaje që arriti jo vetëm ta kthente dhimbjen në forcë, por mbi të gjitha që arriti të thyejë paragjykimet dhe diskriminimet. Ajo themeloi kooperativën bujqësore të grave ‘Krusha’. Përmes biznesit të saj, i ndihmoi edhe gratë e tjera të veja nga Krusha e Madhe.
Historia e Fahrijes i la përshtypje regjisores dhe skenaristes kosovare, Blerta Basholli. Ajo arriti që jetën e saj dhe luftën kundër diskriminimit ta kthejë në art. ‘Zgjoi’ është titulli i filmit që paraqet jetën e Fahrijes në ekranin e madh. Ky film pati premierën të dielën në festivalin prestigjioz amerikan “Sundance Film Festival 2021”. Sipas këtij festivali, filmi ‘Zgjoi’ “është një perlë, e cila thekson fuqinë në personazhet e tij, duke dëshmuar që asgjë nuk mund t’i ndalojë gratë në një mision”.
“Zgjoi” fitoi tri çmime në festivalin “Sundance”: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara.
Të tjera nga Teatër
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














