Lajme
Franca thyen rekord, regjistron mbi 100 mijë raste brenda ditës
Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja të infektimeve me koronavirus brenda ditës, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë.
Edhe numri i pacientëve të shtruar në spitale për shkak të koronavirusit është dyfishuar në Francë, përgjatë muajit të fundit. Shumica e rasteve të infektimeve të reja janë të lidhura me variantin Omicron, për të cilin ekspertët thonë se do të jetë variant dominues në Francë ditët në vazhdim.
Njëkohësisht më shumë se 1 mijë persona vdiqën në Francë për shkak të virusit përgjatë javës, duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 122 000.
Qeveria e Francës pritet të mblidhet më 27 dhjetor, për të diskutuar rreth hapave të rinj, ndërsa shpreson që procesi më i shpejtë i vaksinimit do të mjaftojë që vendi të mos izolohet sërish, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Franca ka rekomanduar që të rriturit të marrin vaksinën përforcuese kundër COVID-19, vetëm tre muaj pas dy dozave të para, duke ndryshuar udhëzimin që doza përforcuese të merrej pas pesë muajsh.
Ndryshe nga disa vende të tjera europiane, presidenti Emmanuel Macron deri më tani i ka rezistuar vendosjes së kufizimeve të reja të ashpra për të luftuar variantin Omicron, duke shpresuar se programi i dozave përforcuese do të parandalojë që sistemi shëndetësor të mbingarkohet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












