Kosova
Festa e Vitit të Ri në Kosovë do të jetë me drita falë Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka premtuar se Shqipëria do të ndihmojë Kosovën, që të mos i mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës së Vitit të Ri.
Ai ka kërkuar nga Ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës.
“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën, kërkova sot nga Ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve”, tha Rama.
Sipas tij, Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjetike që po kërcënon çdo vend, por siç shkroi Rama, në sëkëlldira të mëdha apo në gëzime popullore, siç është Viti i Ri, s’mund të mos e ndajnë me Kosovën aq sa kemi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë












