Kosova
Kosovë: Burri vret gruan, arrestohet nga Policia
Një grua ka mbetur e vrarë në Kosovë nga burri i saj i cili dyshohet se e ka qëlluar për vdekje
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në mesditën e sotme në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku sipas dyshimeve të para, dorasi 51-vjeçari me iniciale S.Q. ka qëlluar për vdekje gruan e tij, 48-vjeçaren me iniciale L.Q.
“Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij L.Q., 48-vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Albinfo.ch.
Dorasi S.Q., që dyshohet për veprën “Vrasje e rëndë”, është arrestuar derisa bëhet e ditur se është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












