Kosova
Kosovë: Konfiskohen 272 aparate të prodhimit të kriptovalutave
Autoritetet policore të Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion policor në veri të Kosovës, duke konfiskuar aparate të prodhimit të kriptovalutave, shkruan Albinfo.ch.
Lajmin e ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Sot, në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave.
Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj pajisjesh dhe është arrestuar një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.
Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla, përcjell Albinfo.ch.
Ndryshe, prej pasluftës në veri të Mitrovicës nuk paguhet energjia elektrike. Së fundmi është shndërruar në një zonë ku prodhohen kriptovaluta, duke u nisur nga fakti se për krijimin e tyre shpenzohet energji e madhe elektrike.
Pikërisht për këtë, Qeveria e Kosovës ka vendosur ditë më parë të ndalojë prodhimin e kriptovalutave në gjithë territorin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













