Kosova
Jehonë e medieve botërore përjashtimit të Sali Berishës nga PD-ja
Mediat botërore i kanë kushtuar artikuj shkarkimit të Sali Berishës nga Partia Demokratike. Disa nga mediat kryesore në Greqi shkruajnë për shkarkimin e Berishës, duke e cilësuar si një “stuhi” politike në Partinë Demokratike shqiptare.
Partia Demokratike e Shqipërisë njoftoi të martën se kishte shkarkuar bashkëthemeluesin e saj, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, pas një konflikti të ashpër brenda partisë. Kjo u pasua nga një mbledhje maratonë e bordit ekzekutiv të Partisë Demokratike, e cila përfundoi mëngjesin e së martës. Tetë drejtues të tjerë, të cilët, si zoti Berisha, vunë në dyshim legjitimitetin e kryetarit aktual të partisë, Lulzim Basha, janë përjashtuar gjithashtu nga partia.
Përplasja e hapur mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës u përshkallëzua të shtunën, kur mijëra mbështetës të këtij të fundit sulmuan zyrat e Partisë Demokratike. Megjithatë, ata nuk patën mundësi të hynin në zyrat e mbyllura të Bashës. Nga kjo protestë shpërthyen incidente të shumta dhe policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit e dhunshëm.
Sali Berisha ka më shumë se njëzet vjet në skenën politike shqiptare. Ai ishte kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013. Kritikët e tij e akuzojnë për korrupsion dhe nepotizëm, si dhe për mashtrim të hapur elektoral. Gjatë presidencës së tij (1992-1997), ai u akuzua se ndihmoi në krijimin e një atmosfere lufte civile në vend.
Lulzim Basha mori kryesimin e Partisë Demokratike në vitin 2013, pasi Sali Berisha dha dorëheqjen, pasi pësoi një humbje të rëndë elektorale atë vit.
Në shtator Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i partisë me një vendim të Bashës. Në fillim të vitit të kaluar, qeveria amerikane njoftoi se i kishte ndaluar politikanit veteran hyrjen në territorin amerikan për shkak të akuzave për korrupsion ndaj tij. Kjo ishte edhe një nga arsyet pse Basha vendosi të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar. Ndërkohë kjo solli një përplasje të ashpër në Partinë Demokratike.
E-Diaspora
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër












