Kosova
Kurti: Masakra e Reçakut, datë vendimtare e shekullit tonë
Në ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kjo masakër është një datë vendimtare e shekullit tonë.
Ai tha se duhej një Reçak që NATO dhe Perëndimi ta kuptonin se kasaphana nëse s’ndalet, kthehet në normalitet.
”Duhej një Reçak që NATO dhe Perëndimi të kuptonin se kur kasaphana nuk ndalet, ajo mund të kthehet në normalitet. Pikërisht këtë Reçak e mohon sot Serbia, sepse Reçaku nuk është vetëm një masakër, por edhe një datë vendimtare në shekullin tonë, është data që shtyu një reagim ushtarak kolektiv dhe një ndërgjegje politike, intelektuale, mediatike të marrin qëndrim dhe të cilësojnë një sjellje ushtarake shtetërore si të papranueshme”, ka thënë Kurti.
Para fjalimit, Presidentja së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca bënë homazhe te kompleksi memorial, gjithashtu ata vizituan edhe ”Kodra e Bebushit”, që është vendi ku ndodhi masakra e Reçakut.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes











