Kosova
Si po e arsyeton Qeveria e Kosovës vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike?
Qeveri e Kosovës ka ndarë sot 75 milionë euro për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset që preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot rekomandimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për disa kategori.
Por, në të njëjtën kohë nga buxheti i shtetit janë ndarë 75 milionë euro për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset që preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike bazuar në bllok tarifa, transmeton Albinfo.ch.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Ekonomisë:
Ministria e Ekonomisë zoton 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), institucion i pavarur përgjegjës për përcaktimin e tarifave që pasqyrojnë koston për konsumatorët fundorë, ka lëshuar Raportin e saj Konsultativ për Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të Tarifave të Energjisë Elektrike.
Kjo ka ardhur si rrjedhojë e tremujorit të fundit të vitit 2021, kur Kosova është dashur të importojë energji elektrike për të furnizuar konsumatorët me energji elektrike mbi nivelin që mund të sigurohet nga kapaciteti gjenerues vendor dhe për të plotësuar rritjen e kërkesës si pasojë e motit të ftoftë. Kostoja e furnizimit me energji elektrike nga importet është ngritur ndjeshëm, duke ndikuar edhe në koston e energjisë. ZRRE-ja ka propozuar rivendosjen e bllok tarifës deri në 600 KWh për konsumatorët e amvisërisë, si dhe që tarifat e energjisë elektrike të ngritën për 9% për të gjithë konsumatorët komercial dhe konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 KWh, ndërsa tarifat për konsumin e amvisërisë mbi 600 KWh do të reflektonin çmimin e importit. Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë në tregjet evropiane të energjisë elektrike që ka ndikuar edhe Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë është zotuar të subvencionojë qytetarët e bizneset e Kosovës, duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave. Subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike. Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesorë mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiakë deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiakë për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë.
Gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme, qëllimi primar i subvencionit të ndarë nga Qeveria e Kosovës është për të mbrojtur veçanërisht konsumatorët e ndjeshëm nga ndikimi i çmimeve më të larta të energjisë elektrike.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










