Kosova
Kriza energjetike, debat i ashpër mes Kurtit dhe opozitës
Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për krizën energjetike në vend. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti ka vendosur një menaxhment të dobët në udhëheqje të Korporatës Energjetike të Kosovës.
“Ju keni vendosur një menaxhment jashtëzakonisht të dobët, që dy vjet, në udhëheqje të Korporatës Energjetike të Kosovës. Mendoj që vendosja e këtyre njerëzve të paaftë ka bërë që të mos implementohet as kontrata me BE-në. Kjo do të duhej të kryhej në vitin 2020. Në anën tjetër, ka edhe energji alternative. Është mirë me i rishiku të gjitha këto potenciale, që duhet të shfrytëzohen. Duhet t’i shikoni njerëzit që keni vendosur në krye të Korporatës Energjetike”, theksoi Tahiri.
Pas fjalimit të Tahirit, reagoi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha “nuk ka rënë menaxhmenti, por turbina”.
“Nuk ka rënë menaxhmenti, por ka rënë turbina….Në ditën e djeshme ka kushtuar dy milionë e gjysmë importi i Kosovës. Nuk po shtrenjtohet çmimi i energjisë, por fakti është që ne nuk e mbulojmë me gjenerim konsumin dhe energjia është e shtrenjtë”, pohoi ai. Ndërsa, lidhur me kontratën e BE-së për vendosjen e filterave, Kurti tha se “ata kanë deshtë me i instalu filterat, por kanë shku aty e kanë pa që është llom… duhet njëherë bojlerët, pastaj filtaret. Ju s’i keni bërë as filterat, e as bojlerët. Nuk ka filterë pa bojlera… e tash ne do t’i vendosim bojlerët, që t’i vendosim edhe filterat”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











