Kosova
Kosova 300 milionë euro importoi nga Serbia, 2 milionë euro eksportoi
Referuar statistikave, gjatë vitit që lamë pas Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë rreth 300 milionë euro, ndërsa ka eksportuar në këtë shtet fqinjë më pak se 2 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Pas Gjermanisë është edhe Serbia, e cila shënon rritje në vitin 2021, në 300 milionë euro, krahasuar me vitin 2020, ku importi prej Serbisë ishte 174 milionë euro.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për KosovaPress, se nga Serbia dominojnë dy industri kryesore të cilat eksportohen drejt Kosovës, industria ushqimore si dhe industria e materialit ndërtimor.
“Në aspektin e importit të produkteve nga Serbia, gjatë vitit 2021, kemi pasur në vlerë të mallrave rreth 300 milionë euro që paraqet një ulje në krahasim me periudhën paraprake.
Në kohën kur Serbia ka eksportuar mallra drejt Kosovës vite më parë ka qenë deri 450 milionë euro, ndërsa në vitin e kaluar kjo paraqet një ulje në këtë aspekt. Derisa sa i përket eksportit të produkteve tona ka rënë drejt shtetit serb. Në vitin 2021, kemi pasur vetëm rreth 2 milionë euro eksporte drejt Serbisë… Krahasimi me periudhën kur ka pasur reciprocitet ose kur ka bllokadë ose zero import prej Serbisë, normal që është trend rritës”, theksoi Stavileci.
Zëdhënësi i Doganës ka treguar se cili shtet prinë me produktet e eksportuara drejt Kosovës.
“Vendi kryesor i cili prinë me produktet e saj në Kosovë është Gjermania…Italia, Turqia, Kina. Edhe Serbia, por ky shtet është më poshtë, Shqipëria është mbi Serbinë”, thotë ai.
Sipas zëdhënësit të Doganës, tri produktet kryesore të importuara në vend mbesin nafta, cigaret dhe automjetet.
“Sa i përket importeve, ne kemi produkte kryesore që Dogana i identifikon në aspektin sasior dhe të vlerës. Janë kryesisht derivatet e naftës, pastaj cigaret, si dhe automjetet. Këto janë top tri produktet të cilat importohen më së shumti në Kosovë. Derisa sa i përket eksportit, mund të themi se deri në vitin 2020, kanë prirë çeliku dhe mbetjet e ndryshme. Deri në këtë vit (2021) kemi një ndryshim, ku mobilieria apo artikujt e mobileve kanë arrit ta tejkalojnë. Tani mobilieria paraqet rreth 21 për qind të eksporteve kosovare drejt vendeve të ndryshme. Pastaj gjithashtu ka një ngritje edhe te pijet e ndryshme si pijet joalkoolike dhe ato alkoolike, të cilat paraqesin rreth 5 për qind të eksporteve, si dhe produktet të ndryshme të prodhuara nga druri”, thotë ai.
Ndryshe, për herë të parë Kosova, gjatë vitit 2021 ka shënuar rritje të eksportit të mallrave në vlerë totale 62 për qind.
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë Festivali katërditor sjell në ekran histori nga Kosova dhe diaspora nën temën “Mes Rezistencës dhe Parajsës:... -
Gjermani
Kosova synon investime gjermane, “Future Industry Minds” forcon lidhjet ekonomike -
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit
Jeta në Zvicër
-
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë Festivali katërditor sjell në ekran histori nga Kosova dhe diaspora nën temën “Mes Rezistencës dhe Parajsës:... -
Shumë biznese në Basel-City paguajnë punëtorët nën pagën minimale -
Autoritetet zvicerane: Nuk ka rrezik për epidemi nga hantavirusi -
Pse viti 2026 është një vit i favorshëm për pensionistët në Zvicër -
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës takon Presidentin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut












