Autotech
Rezultate të dobëta për Tesla Model S, vetura me më së shumti “defekte”
Në 10,7 për qind të veturave të vjetra nga 2 deri në 3 vjet është gjetur ndonjë gabim gjatë kontrollit teknik.
Çdo vit TUV, organizata për kontroll teknik në Gjermani, publikon raportin vjetor bazuar në gjetjet e saj sa u përket veturave që i nënshtrohen kontrolleve teknike.
Raporti i sivjetmë është i pari që kompania ka klasifikuar në detaje veturat elektrike. Numri i veturave elektrike është relativisht i madh për një analizë relevante statistikore.
Smart ForTwo Electric Drive po konsiderohet si më i mirë me vetëm 3,5 për qind, të defekteve të zbuluara gjatë kontrolleve teknike. BMW i3 vjen me 4,7 për qind.
Përqindja mesatare për prishjet në të gjitha veturat (naftë, benzinë, hibrid dhe plug-in hibrid), të vjetra nga 2 deri në 3 vjet në Gjermani është 4,7 për qind. E me 5,7 për qind rendit Renault Zoe.
Vetura elektrike dukshëm me më shumë defekte është Tesla Model S. Në 10,7 për qind të këtyre veturave janë konstatuar defekte teknike gjatë kontrolleve. Model S është vetura e parafundit e kësaj Tesla.
Problemet kryesore te Model S ishin dritat e mjegullës dhe ato të shkurtra. Ka pasur edhe defekte të tjera. E me këtë është konstatuar se Tesla duhet të punojë më shumë kur bëhet fjalë për kontrollin e cilësisë së prodhimit.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?













