Lajme
Mali i Zi voton sot shkarkimin e kryetarit të Kuvendit
Kuvendi i Malit të Zi pritet të vendosë sot për shkarkimin e kryetarit, Aleksa Beçiç, tre ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së vendit.
Beçiç është udhëheqës i Demokratëve, dhe deputetët e kësaj partie kanë qenë kundër rrëzimit të Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç.
Nismën për këtë shkarkim e kanë nënshkruar 38 deputetë të opozitës nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit aktual Millo Gjukanoviç, si dhe të dy partive të socialdemokratëve, Partisë Boshnjake dhe Koalicionit Shqiptar – Njëzëri.
Në kërkesën e opozitës është thënë se për shkak të mungesës së dialogut esencial, Kuvendi nuk ka çuar para axhendën e rrugës evropiane të Malit të Zi, sepse kryetari i Kuvendit “funksionin e tij e ka kryer në interes të promovimit partiak dhe personal dhe jo në interes të shtetit”.
Që të largohet Beçiç, opozita ka nevojë për mbështetjen e Lëvizjes Qytetare URA të Dritan Abazoviçit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













