Lajme
Si ndodhi plagosja e mbrëmshme në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth plagosjes së mbrëmshme që ndodhi në Prishtinë.
Përmes raportit 24 orësh, thuhet se deri te plagosja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:09, në rrugën “George Bush”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Deri te rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje që kishin mes vete. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me ngadalësim ekonomik në 2026 Zvicra pritet të përjetojë një ngadalësim të rritjes ekonomike në vitin 2026, sipas parashikimit më të... -
Black Friday shkakton humbje të mëdha për tregtarët në Zvicër -
Frangu zviceran mbetet i fortë! -
Trenat në Zvicër më të mbushur se kurrë në ditët para festave -
Çmimet e sigurimeve të makinave në Zvicër po rriten për shkak të kostove të riparimeve













