Kosova
Mbretëria e Bashkuar, partner i domosdoshëm i Kosovës
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Martin Vickers, deputet i Parlamentit britanik, i Dërguar për Tregti për Ballkanin Perëndimor, emëruar nga kryeministri Boris Johnson, njëherësh edhe kryesues i Grupit Parlamentar gjithëpërfshirës për Kosovën në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar është partner i domosdoshëm i Kosovës, kryeministri falënderoi emisarin për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, si dhe para dhe pas shpalljes së pavarësisë.
Zgjedhjet demokratike të para një viti sollën legjitimitet e stabilitet institucional, tha kryeministri Kurti. Kjo ndihmon shumë dhe po rezulton në rritje të bashkëpunimit ekonomik, tregti dhe investime, shtoi ai.
Vickers vlerësoi veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e korrupsionit.
“Edhe pse nuk jemi më pjesë e Bashkimit Evropian, të jeni të sigurt se ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër dhe t’u ndihmojmë”, theksoi Vickers.
Me të dërguarin e kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputetin Martin Vickers është takuar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja Osmani ka vlerësuar ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke shfaqur shpresë për intensifikimin e saj.
Më tej, Presidentja i ka bërë të ditur deputetit Vickers se institucionet kosovare kanë bërë përparim në sundimin e ligjit dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj.
Mëngjesin e sotëm, Vickers u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfucën.
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë Festivali katërditor sjell në ekran histori nga Kosova dhe diaspora nën temën “Mes Rezistencës dhe Parajsës:... -
Gjermani
Kosova synon investime gjermane, “Future Industry Minds” forcon lidhjet ekonomike -
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit
Jeta në Zvicër
-
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë Festivali katërditor sjell në ekran histori nga Kosova dhe diaspora nën temën “Mes Rezistencës dhe Parajsës:... -
Shumë biznese në Basel-City paguajnë punëtorët nën pagën minimale -
Autoritetet zvicerane: Nuk ka rrezik për epidemi nga hantavirusi -
Pse viti 2026 është një vit i favorshëm për pensionistët në Zvicër -
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës takon Presidentin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut














