Kosova
Prishtina, festive në Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Rrugët e kryeqytetit kanë marrë ngjyrat e flamurit shtetëror të Kosovës.
Bëhet e ditur se flamuj të shumtë janë vendosur në sheshin e kryeqytetit, duke i dhënë frymë festive 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë.
Flamujt nuk mungojnë as në pjesë të tjera të Prishtinës, pasi janë vendosur në shtyllat përskaj rrugëve kryesore.
Ceremonitë kanë filluar me ngritjen e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Zyrës së Kryeministrisë, në të cilin ka marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe kryeministri Albin Kurti.
Manifestimi qendror do të jetë parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ndërsa edhe Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë solemne.
Në mëngjes, mbi kryeqytet janë lëshuar edhe parashutistë me flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Aktivitetet për shënimin e 14-vjetorit të pavarësisë do të mbyllen në orën 20:00 me një koncert që do të mbahen të Kino Armata në Prishtinë.

E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













