Lajme
Sekuestrohen 3 mijë kg mish me prejardhje nga Brazili
Dyshohet se u fut ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në Kosovë
Tre mijë kilogramë mish i kuq me prejardhje nga Brazili është sekuestruar sot nga Policia e Kosovës.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku janë dhënë edhe detajet.
Sipas të dhënave, më 19.02.2022, rreth orës 12:30, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, është arritur të identifikohen një automjet kombi (furgon) pa targa, i drejtuar nga një mashkull kosovar, i cili përmes rrugëve ilegale kishte hyrë në vendin tonë nga territori i Maqedonisë së Veriut.
“Autoritetet policore kufitare, edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për t’iu shmangur ndalimit policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3.000 (tre mijë) kilogramë mish i kuq me prejardhje nga Brazili”, thuhet në komunikatë.
Rasti është trajtuar nga patrulla e Policisë Kufitare dhe Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje, në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse dhe pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës.
E-Diaspora
-
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës Në kontekstin kulturor bashkëkohor, përdorimi i shprehjes së përgjithshme “festat e fundvitit” është bërë një formulë... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge
Jeta në Zvicër
-
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? Meqenëse të dyja këto ditë janë festa zyrtare në Zvicër, shumica e dyqaneve dhe bizneseve të... -
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve -
Cilat çështje ishin më të rëndësishme për të huajt në Zvicër në vitin 2025? -
Bashkitë nuk janë efikase në verifikimin e dokumenteve të identitetit të huaj -
Zvicra përballet me ngadalësim ekonomik në 2026













