Kosova
Sektori i ndërtimtarisë mbetet pa punëtorë
Ndërtimtaria në Kosovë rrezikon të bllokohet, shkak shkuarja e të rinjve jashtë vendit
Numri i të punësuarve pa kontratë dhe rrezikshmëria e lartë në punë, është njëri nga shkaktarët kryesorë që sektori i ndërtimtarisë përballet me mungesë të punëtorëve tash e sa kohë, përcjell Albinfo.ch.
Nga Shoqata e ndërtuesve presin që për një kohë të shkurtër të marrin punëtorë nga vendet tjera. Ndërsa nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, fajin ia lënë kushteve të rënda që janë përballur punëtorët dhe mostrajtimi i duhur nga pronarët.
Kryetari i Shoqatës së ndërtuesve, Faton Hoxha, thotë se ndonëse gjendja ende nuk është alarmante, në atë drejtim, ai ka thënë se do të shkojnë shumë shpejt pas ofertave të shumta për punësim jashtë vendit.
Hoxha tha se një numër i madh i punëtorëve të sektorit të ndërtimit po shkojnë jashtë shtetit se po i’u ofrohen kontrata më të mira.
“Kemi edhe migrim shumë domethënë, për shembull një numër i madh i atyre kanë shku në Kroaci në Slloveni po edhe tash në Gjermani. Po ofrohen kontrata prej firmave që janë në Gjermani ose shumica janë firma shqiptare që janë nëpër Gjermani e në Evropë edhe po shkojnë. Se çka po i detyron ata është mirë me i pyet ata mirëpo sigurisht po pretendojnë që ka kushte më të mira atje edhe pse sipas asaj që e dimë ne ose sipas kontakteve që i kemi për sa paguhen ata për punëtorë gjysmë të kualifikuar për mos me thënë të pakualifikuar çfarë na i kemi këtu në mungesë të shkollave profesionale. Me pagesat që i marrin atje nuk munden me bë diçka më shumë se sa që bëjnë këtu me pagesat që bëhen këtu”, tha ai për EO.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











