Lajme
Presidenti Biden njofton sanksione ndaj oligarkëve dhe bankave ruse
Në një njoftim, presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione të rënda financiare ndaj bankave ruse, oligarkëve rusë dhe familjarëve të tyre, duke deklaruar se Moska ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën, përcjell albinfo.ch.
Sanksionet përfshijnë jo vetëm bankat ruse, por edhe borxhin sovran të Rusisë.
Sanksionet do të zbatohen ndaj bankës VEB dhe ndaj Promsvyazbank, e cila shërben si banka e ushtrisë ruse dhe kryen transaksionet në fushën e mbrojtjes. Nga dita e mërkurë, sanksionet do të fillojnë edhe ndaj elitave ruse dhe familjarëve të tyre.
Presidenti Biden tha se një goditje e tillë ndaj borxhit sovran të Rusisë do të thotë se praktikisht Rusisë do t’i ndërpritet financimi perëndimor.
“Askush prej nesh nuk do të mashtrohet” nga pretendimet e Presidentit rus Vladimir Putin për Ukrainën, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara duke folur nga Shtëpia e Bardhë. Ai tha se këto janë vetëm “transheja e parë” e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate janë të përgatitura për të vendosur nëse Rusia bën një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës.
“Ai po krijon një racionalitet për të marrë më shumë territore me forcë”, tha Presidenti Biden për komentet më të fundit të Presidentit rus Vladimir Putin. “Ky është fillimi i një sulmi rus ndaj Ukrainës”.
Presidenti Biden tha se po autorizon gjithashtu dislokimin e forcave amerikane drejt vendeve baltike në krahun lindor të NATO-s, pranë kufirit me Rusinë, në shenjë solidariteti përballë rrezikut rus.
Presidenti Biden u bashkohet 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët ranë dakort të martën të vendosin sanksionet e tyre të para ndaj zyrtarëve rusë, për shkak të veprimeve të tyre ndaj Ukrainës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane Air Canada ka humbur një apel gjyqësor kundër një gjobe prej 144,000 CHF për transportimin e... -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen













