Lajme
Presidenti i Ukrainës konfirmon sulmet me raketa para agimit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar sulmet e shumta raketore të raportuara sot para agimit, përcjell albinfo.ch.
Zelensky tha se sulmet filluan në orën 4 të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale.
Ai shtoi se sulmet e Rusisë kishin shënjestruar objekte ushtarake dhe civile. Rusia ka thënë më parë se nuk po synon sulme ndaj civilëve.
Udhëheqësi i Ukrainës u ka bërë një lutje tjetër aleatëve perëndimorë për të ndihmuar Ukrainën dhe për të ndaluar sulmin brutal të Rusisë.
“Këtë mëngjes ne po mbrojmë shtetin tonë të vetëm. Si dje, forcat më të fuqishme në botë po shikojnë nga larg”, tha Zelensky në fjalimin e tij drejtuar kombit këtë mëngjes.
“A ishte Rusia e bindur nga sanksionet e djeshme? Ne dëgjojmë në qiellin tonë dhe shohim në tokë se kjo nuk mjafton”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë












