Lajme
Ushtari ukrainas hodhi veten në erë në një urë, për të parandaluar avancimin e rusëve
Vetëflijohet për të shpëtuar Ukrainën
Po bën gjiro në rrjetet e botës, kur një i ri ukrainas, për të parandaluar agresionin rus u vetëflijua dhe një rast të tillë e ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.
Kjo e fundit njoftoi se inxhinieri i batalionit special, Vitaly Vladimirovich Skakun, doli vullnetar për të hedhur në erë urën.
Për të ndalur avancimin e kolonës së tankeve ruse, u vendos që të hidhej në erë ura e rrugës së Genjiqit.
“Skakun, një inxhinier i batalionit special, doli vullnetar për këtë detyrë. Ura është minuar, por ai nuk ka arritur të shpëtojë. Vitaly u kontaktua dhe tha se do të hidhte në erë urën. Menjëherë është dëgjuar një shpërthim. Vëllai ynë vdiq. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm përparimin e armikut, gjë që i mundësoi njësisë të ridislokohej dhe të organizonte mbrojtjen”, njoftoi ushtria.
Komanda e Marinës do t’i drejtohet Komandës Supreme për dhënien e çmimit shtetëror marinarit Vitaly Skakun.
“Okupatorë rusë, dijeni se vendi do t’ju digjet nën këmbë! Ne do të luftojmë sa jemi gjallë! Dhe, sa të jemi gjallë, do të luftojmë!”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, Ukraina ka bërë të ditur se deri më tani kanë vdekur 137 persona, duke përfshirë ushtarë dhe civilë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane Air Canada ka humbur një apel gjyqësor kundër një gjobe prej 144,000 CHF për transportimin e... -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen












