Integrimi
Tryezë diskutimi mbi dhunën në familje
Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë në bashkëpunim me shoqatën Albinfo.ch organizon "Tryezë diskutimi mbi dhunën në familje".
Dhuna ndaj grave nuk njeh kufij, territore, përkatësi fetare, moshë as klasë shoqërore. Migrimi i grave shqiptare nga Kosova në Zvicër është gjithashtu një pasqyrim i roleve që ato luajnë apo kanë luajtur në shoqërinë kosovare. Një numër i grave kosovare ishin të margjinalizuara si anëtare të shoqërive në të cilat jetonin. Para luftës në Kosovë nuk është diskutuar shumë publikisht për problemin e dhunës në familje, si rezultat edhe i situatës së rënduar që mbretëronte në Kosovë dhe në Ballkan. Konfliktet që zgjatën më shumë se 10 vjet ndikuan që shumë probleme të jetës së përditshme të ishin probleme dytësore apo të fshehura nga një situatë, ku mbijetesa ka qenë si preokupim kryesor. Edhe gjendja me pandemi në dy vjetët e fundit ka nxjerrë sërish në sipërfaqe këtë dukuri negative. Tema e dhunës në familje në mesin e grave kosovare në Zvicër dhe burimet e gjithë këtij problemi vazhdojnë të jenë pak të njohura. Mungesa e informacioneve të sakta dhe një qasje serioze hap dyert për diskutime të ndryshme që mund të marrin konotacion negativ për komunitetin shqiptar në Zvicër. Andaj, informimi dhe sensibilizimi i komunitetit shqiptar për parandalimin dhe luftën kundër dhunës në familje duhet të trajtohet me kujdes. Qëllimi i tryezës «Diskutim mbi dhunën në familje» ka si pikënisje objektivat që:
- Dhuna në familje të njihet si fenomen shoqëror që kërkon një përgjigje së pari nga komuniteti shqiptar në Zvicër,
- Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit për pasojat e dhunës në familje,
- Bisedën për të gjetur format për parandalim dhe veprim kundër dhunës familjare,
Data: Më 8 mars, nga ora 18:30 – 20:15
Vendi: Ambasada e Republikës së Kosovës, Zähringerstr. 25, 3012 Bern
Në fund të tryezës ftoheni në Apéro
Konfirmimet për pjesëmarrje të dërgohen deri më 04.03.2022 në: [email protected]
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Shkurt 2022
- Ora20:15
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit8 Mars 2022 - 18:30
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













