Lajme
Çifti ukrainas kap armët në ditën e parë të martesës
Dy shtetas ukrainas, Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin, u martuan vetëm disa orë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në vendin e tyre, përcjell albinfo.ch,.
Ata e kaluan ditën e tyre të parë si çift i martuar duke mbledhur pushkët dhe duke u përgatitur për të mbrojtur Ukrainën, shkruan CNN.
Thuhet se dasma pritej të organizohej në muajin maj, por çifti nuk ishin më të sigurt për të ardhmen e tyre dhe u kurorëzuan menjëherë.
Arieva dhe Fursin janë pjesëtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale, një degë e forcave të armatosura të Ukrainës që përbëhet kryesisht nga vullnetarë.
“Për momentin, ne jemi këtu dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Kështu që ka shumë punë për të bërë, por megjithatë, shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull”, tha Arieva, duke shtuar se disa civilëve që nuk janë pjesë e forcës mbrojtëse iu dhanë edhe pushkë.
“Ka disa vende ku mund t’i merrni ato, dhe thjesht nënshkruani letrat dhe mund të shkoni dhe të mbroni vendin tuaj. Kjo është situata tani”, tha ajo.

E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










