Lajme
Këshilli Federal diskuton të hënën për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë
Masat kundër Rusisë duhet të forcohen, është shprehur Keller-Sutter para gazetarëve. Prandaj, administrata federale po përgatit masa të ndryshme
Këshilli Federal i Zvicrës do të diskutojë nesër, të hënën për shtrëngimin e sanksioneve kundër Rusisë. Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter e ka bërë të ditur këtë në Bruksel përpara një takimi ministror të BE-së, transmeton albinfo.ch.
Presioni ndaj Këshillit Federal për të reaguar në përputhje me rrethanat ishte rritur gjatë fundjavës.
Masat kundër Rusisë duhet të forcohen, është shprehur Keller-Sutter para gazetarëve, transmeton albinfo.ch. Prandaj, administrata federale po përgatit masa të ndryshme të mundshme.
Por, ministrja Drejtësisë nuk ka dhënë detaje. Ajo ka thënë se nuk mund tu paraprijë diskutimeve në Këshillin Federal që do të zhvillohen të hënën.
Këshilli Federal është kritikuar në mitingje në qytete të ndryshme zvicerane sepse nuk donte të mbështeste plotësisht sanksionet e BE-së.
Në protestën e mbajtur në Bernë, ku sipas organizatorëve, të shtunën janë mbledhur 20,000 njerëz, pjesëmarrësit i janë drejtuar qeverisë me fushkëllima, në shenjë proteste ndaj qëndrimit të saj pasiv në raport me agresionin rus në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis













