Lajme
Ukrainë, raportohet për 70 ushtarë të vdekur
Sulmi me raketa shkatërroi bazën ushtarake të Okhtyrkës, Ukrainë
Më shumë imazhe të masakrës në bazën ushtarake Okhtyrka po shfaqen, ku një raketë ruse vrau të paktën 70 ushtarë ukrainas të dielën, përcjell albinfo.ch.
Imazhet më poshtë thuhet se janë shpërndarë nga zyrtari lokal në rajonin e Sumy, Dmytro Zhyvytskyi.
Ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar mes rrënojave.
Ato tregojnë përpjekjet e shpëtimtarëve për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat që po digjeshin.
Ndërkohë derisa Ukraina ka hyrë në ditën e gjashtë të agresionit rus, mësohet se gjatë natës është nisur një sulm në qytetin jugor Kherson.
Zyrtarët ukrainas e përshkruan sulmin si një “breshëri” të bombardimeve të armikut
Dëshmitarët okularë vunë në dukje se trupat ruse po përparojnë “nga aeroporti në autostradën Nikolaev dhe një unazë pranë fabrikës së magazinimit të ftohtë”, shkruan Sky News.
Ndërkohë, BBC raporton se shpërthime “të fuqishme” janë dëgjuar pranë aeroportit të Kherson.
📹Відео з м. Охтирка Сумської області 27 лютого
Триває вивільнення з-під завалів тіл загиблих.
Залучено 40 рятувальників 50 цивільних, важка інженерна техніка.
Наразі деблоковано тіла чотирьох загиблих. #stoprussia pic.twitter.com/hQueUppB1M
— DSNS.GOV.UA (@SESU_UA) February 27, 2022
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës











