Lajme
Gjermania: Marrëveshja e re bërthamore nuk mund të vonohet më shumë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje Iranit të veprojë më shpejt dhe të zgjidhë të gjitha çështjet për të arritur marrëveshje që ringjall paktin bërthamor të vitit 2015, të cilin Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore.
“Ajo çfarë duam të shohim është arritja e një marrëveshjeje në Vjenë”, u ka thënë Scholz gazetarëve të mërkurën, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, në Jerusalem.
“Tani është koha për të marrë një vendim. Kjo gjë nuk mund të shtyhet më”.
Irani ka nënshkruar marrëveshjen fillestare me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën.
Mirëpo ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja më 2018 dhe ka rikthyer sanksionet, duke bërë që Irani gradualisht t’iu shmanget zotimeve të bëra në marrëveshje.
Palët kanë mbajtur disa runde të negociatave në Vjenë – prej prillit të vitit të kaluar – me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes.
Më 26 shkurt ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ka thënë në Twitter se Teherani është duke “analizuar seriozisht një marrëveshje të re”.
Irani ka mohuar se synon të ketë armë bërthamore dhe hedh poshtë pretendimet se mbështet terrorizmin./REL
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













