Lajme
Filmi “Zgjoi” shfaqet edhe në Vjenë
Filmi “Zgjoi” u shfaq në Vjenë për nder të festës së 14-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe ishte nën organizmin e Ambasadës së Kosovës në Austri, raporton albinfo.at
Filmi i regjisores Blerta Basholli, me titull “Hive”(Zgjoi) është duke u pëlqyer tej maje nga audienca e gjerë botërore për shkak të historisë prekëse dhe interesante që përmban. Kapacitetet e sallave janë të vogla për të gjithë të interesuarit për të shikuar këtë film. E tillë ishte edhe nata e 8 marsit në Vjenë, ku filmi “Zgjoi” ka zgjuar interesim të madh të publikut shqiptar dhe miqve austriakë.
Filmi u shfaq në Vjenë, për nder të 14- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe ishte nën organizmin e Ambasadës së Kosovës në Austri, raporton albinfo.at.
Një grua, burri i së cilës është zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe e cila merr jetën e saj në duart e saj, Fahrija, nuk ka asnjë lajm nga burri i saj i zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Ajo, e vetme, kujdeset për dy fëmijët dhe vjehrrin e sëmurë. Ky është, me pak fjalë, subjekti i filmit “Zgjoi”, një bashkëprodhim i vitit 2021 në mes të Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Maqedonisë.
Ndërsa rolet kryesore në këtë film i luajnë: Yllka Gashi, Çun Lajçi dhe Aurita Agushi. Filmi bazohet në një histori të vërtetë të ndodhur në Krushë të Madhe, në fshatin në të cilin është bërë njëra ndër masakrat më të mëdha të luftës, në Kosovë.
Ndërsa deri tani filmi ka fituar disa çmime si: tri çmime në Festivalin e njohur Sundance: Çmimi i auditorit, Çmimi i regjisë, Çmimi i Jurisë së Madhe të Kinemasë Botërore.
“Zgjoi” ishte në listën e ngushtë prej 15 filmash për çmimin “Oscar”, por nuk arriti të nominohet në pesë filmat ndërkombëtarë për këtë çmim.
Me ftesë të ambasadorit të Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, në Vjenë bashkë më filmin kishin ardhur edhe regjisorja Blerta Basholli, aktori Çun Lajqi dhe Lum Çitaku, drejtor i Qendrës Kinematografikë të Kosovës, shkruan albinfo.at.
Ambasadori Pllana falënderoi të pranishmit si dhe institucionet e Kosovës që kanë bërë të mundur për të sjellë këtë film në Vjenë, ndërkohë premtoi se shumë shpejt do të sjellin edhe “Javën e Filmit Shqiptar” në Austri.
Blerta Basholli tregoi se si ka nisur ideja për të zhvilluar këtë film. “E kemi parë Fahrijen në një emision ku ajo rrëfente këtë histori. Aty kam menduar se ky personazh duhet të zhvillohet si film. Kemi kërkuar për ta takuar dhe jam impresionuar me gatishmërinë për bashkëpunim”, ka thënë ajo duke shtuar se uron që ky film të jetë një motivim për të gjitha femrat shqiptare. Për filmin dhe rreth rolit të tij, foli edhe aktori Çun Lajçi si dhe drejtori i QKK-së, Lum Çitaku.
Pas shfaqjes së filmit u hap një diskutim interaktiv me publikun.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













