Lajme
Dizajnerja shqiptare shkëlqen në Javën e Modës në Londër
Nensi Dojaka stilistja e vitit me fame botërore
Pas çmimit prestigjioz të Louis Vuitton vitin e kaluar, për stilistët e rinj Nensi Dojaka, ylli shqiptar i modës pati fituar çmimin tjetër prestigjioz, British Fashion Award, duke u shpallur stilistja e vitit në Britaninë e Madhe, shkruan albinfo.ch.

Nensi Dojaka – Instagram
Në shtator stilistja u shpall fituese e çmimit prestigjioz të fondacionit “Louis Vuitton”. Nensi Dojaka mori vendin e parë, mes 1900 aplikantëve nga 110 vende të ndryshme të botës, duke fituar shumën prej 300,000 €.

E zgjedhur nga emra të famshëm si Zendaya, Bella Hadid, Emily Ratajkowski e Dua Lipa, dizajnerja shqiptare, Nensi Dojaka, ka ngjallur interes te adhuruesit e modës, pasi fitoi dy nga vlerësimet më prestigjioze, Çmimi LVMH dhe Çmimi i Fondacionit të Këshillit Britanik të Modës për talentet në zhvillim. Koleksioni Vjeshtë-Dimër 2020 i Dojakës në Javën e Modës në Londër u prit me entuziazëm.
Business of Fashion e vlerësoi shfaqjen si “një nga pasarelat më të pritura të javës” dhe CNN raporton se një gjë e tillë u kuptua nga grumbullimi i redaktorëve, influencers dhe modeleve britanike më të njohura.

Dojaka tregoi për CNN se tashmë ndihet më e sigurt, e di se çfarë po bën dhe ka më pak presion.
Në koleksion nuk munguan veshjet e saj me prerje grafike dhe detaje sensuale, të përbëra nga copa që duket sikur bashkohen me një saktësi arkitekturore. Nensi dallon për krijimet ku copat bëhen bashkë përmes qepjeve delikate.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës














