Lajme
Presidenti Macron i kërkon Putinit të heqë rrethimin e Mariupolit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i kërkoi të premten Presidentit rus, Vladimir Putin, të heqë rrethimin në qytetin ukrainas të Mariupolit, të lejojë qasjen humanitare dhe të urdhërojë një armëpushim të menjëhershëm, tha zyra e presidentit francez.
Presidenti Macron foli me homologun e tij rus në telefon për 70 minuta. Më herët gjatë ditës, Presidenti Putin zhvilloi një bisedë me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, i cili gjithashtu i bëri presion për një armëpushim të menjëhershëm.
Zoti Macron, i cili ka folur shumë herë me udhëheqësin rus Vladimir Putinin, ripërsëriti ankesat për sulmet e vazhdueshme ndaj civilëve dhe dështimin e Rusisë për të respektuar të drejtat e njeriut në Ukrainë, tha Pallati presidencial Elysee.
Ai tha se Presidenti Putin, nga ana tjetër, fajësoi Ukrainën për luftën.
Presidenti Macron, i cili po bën fushatë për të rinovuar mandatin e tij në zgjedhjet e prillit, tha gjatë një takimi të stilit të fushatës pak përpara telefonatës se ai flet me Putinin sepse beson se ka një rrugë drejt paqes, mes rezistencës ukrainase, sanksioneve të ashpra perëndimore dhe atyre diplomatike. “Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta gjetur atë zgjidhje”, tha ai. /VOA
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













