Lajme
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar i kërkon Kinës të pozicionohet
Johnson ka thënë tha se lufta në Ukrainë ka ekspozuar një “ndarje të ashpër midis së mirës dhe së keqes”, andaj i ka bërë thirrje Kinës që të dënojë pushtimin rus.
Në një intervistë me gazetën Sunday Times, Johnson tha se ta mbështesësh Rusinë është e ngjashme me zgjedhjen e anës së gabuar në Luftën e Dytë Botërore, duke e përshkruar atë si një betejë midis së mirës dhe së keqes.
“Me kalimin e kohës dhe me rritjen e numrit të mizorive ruse, mendoj se bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe politikisht e turpshme për njerëzit që të miratojnë pushtimin e Putinit, qoftë në mënyrë aktive ose pasive,” i tha ai gazetës.
Por ai tha se besonte se Pekini ka filluar të ketë “mëdyshje” për pozicionin e tij neutral.
Kina ende nuk i ka dënuar veprimet e Rusisë dhe është raportuar se Moska i ka kërkuar ndihmë asaj. Të premten, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Kinën se do të kishte “pasoja” nëse do t’i ofronte ndihmë Rusisë.
Të shtunën, ministri i jashtëm kinez, Wang Yi, e quajti pozicionin e vendit të tij “objektiv dhe të drejtë”, duke shtuar se nuk do t’i përgjigjen presionit të jashtëm për këtë çështje.
“Koha do të tregojë se qëndrimi kinez është në anën e duhur të historisë,” tha ai.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen Shitjet në sektorin zviceran të elektronikës shtëpiake u rritën pak në vitin 2025 pas dy vitesh... -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana












