Lajme
23 vjet që kur NATO nisi sulmet ajrore kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë
Sot, më 24 mars, janë bërë 23 vjet që kur NATO nisi sulmet ajrore kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë për shkak të spastrimit etnik kundër shqiptarëve të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.
Ndërkohë, urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e pati dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se e kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.
“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, qe shprehur Clintoni.
Sulmet ajrore kundër forcave serbe vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviqit dhe më 11 qershor forcat e armikut filluan ta lëshojnë territorin e Kosovës.
Në 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të veçantë të enjten. Seanca nis në orën 11:00.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë










