Lajme
Çfarë është alopecia areata?
Publiku – si ai prezent, ashtu edhe ai nga TV – në ceremoninë e 94-t të ndarjes së çmimeve të “Oscars” mbeti në shok pasi prezantuesi Chris Rock pati një grindje në skenë me Will Smith, i cili fitoi çmimin për aktorin më të mirë, pasi i pari bëri një shaka me kokën e rruar të gruas së Smith, Jada Pinkett Smith.
Rock e krahasoi kokën e rruar të Pinkett Smith me pamjen e Demi Moore në “GI Jane”, duke thënë se ai mezi priste ta shihte yllin e saj në “GI Jane 2”.
Sidoqoftë, komenti nuk u prit mirë nga Smith, i cili doli në skenë dhe e goditi me shuplakë komedianin. “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”, tha ai.
Pinkett Smith vuan nga një problem shëndetësor i njohur si alopecia areata, i cili çon në rënien e flokëve. Ajo kishte folur për “problemet e saj me rënien e flokëve” në vitin 2018, në një episod të emisionit amerikan, fitues të çmimit Emmy “Red Table Talk”.
Çfarë është alopecia areata?
Alopecia areata është një problem që shkakton rënie të papritur të flokëve në copa. “Gjendja zhvillohet pasi sistemi imunitar sulmon folikulat e flokëve, duke rezultuar në rënien e flokëve, e cila nuk mund të vërehet lehtë. Këto pjesë lidhen dhe më pas bëhen të shikueshme”, tha Dr Vijay Singhal.
Jo vetëm në lëkurën e kokës, rënia e papritur e qimeve mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të trupit. “Ajo mund të ndodhë papritur në çdo pjesë të trupit tuaj, si mjekra, mustaqet, nënsqetullat etj.”, shpjegoi Dr. Kritika Bansal. Ajo gjithashtu mund të zhvillohet ngadalë dhe të përsëritet periodikisht ose në mënyrë të përsëritur pas vitesh midis rasteve.
Çfarë çon në alopecia areata?
“Në këtë çrregullim, qelizat tuaja sulmojnë flokët dhe i bëjnë ato të bien, duke formuar pika të qarta të rënies së flokëve”, tha Dr. Bansal. Më së shumti shfaqet te njerëzit që kanë një histori familjare të problemeve auto-imune, si diabeti dhe tiroidja./Telegrafi
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













