Lajme
Lea Ypi prezanton librin “Free” në Vjenë
Bëhet e ditur se të hënën, më 4 prill 2022, në orën 19.00 në Hauptbücherei am Gürtel, Urban-Loritz-Platz 2A, 1070 Wien, organizohet mbrëmje letrare me Profesorëshën Lea Ypi, gjatë të cilës prezantohet libri “Free”, përcjell albinfo.ch.
Libri është shkruar në anglisht dhe tashmë vjen edhe i përkthyer në gjermanisht: “Frei – Erwachsenwerden am Ende der Geschichte”
Profesoresha Lea Ypi ka lindur në Tiranë, ka studiuar filozofi dhe letërsi në Firencë dhe Romë, Itali, ka dhënë mësim dhe ka bërë kërkime shkencore, ndër të tjera në Paris, Oksford, Stanford dhe Frankfurt.
Aktualisht është Profesoreshë e Teorisë Politike në London School of Economics. Shkruan rregullisht në “The Guardian” për çështje social-politike.
Pas botimit të një numri të ndjeshëm publikimesh shkencore, ajo prezanton librin autobiografik “Frei”.
Për më shumë informacion lutemi referojuni linkut si më poshtë: KETU
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard














