Lajme
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni nga Kosova në Itali
Me përfundimin e gjendjes emergjente në Itali dhe rikthimin e normalitetit në vend, Ministria e Shëndetësisë e Italisë në urdhëresën e saj të fundit (e datës 29.03.2022) parasheh lehtësimin edhe më tej të masave për të gjithë ata që udhëtojnë nga Kosova, njofton albinfo.ch.
Thuhet se ky vendim vlen deri më 30 prill 2022.
Me kusht që të mos shfaqen simptoma të Covid 19, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Italisë janë të obliguar të plotësojnë formularin dixhital PLF (passenger locator form) që gjendet në vijim https://app.euplf.eu/#/, i cili duhet të plotësohet në formë dixhitale apo të shtypur.
Për më tepër, secili që hyn në Itali duhet të paraqesë njërën nga dokumentet e mëposhtme:
Certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë e kryer në periudhën më pak se 9 muaj (Certifikatë Dixhitale Europiane apo Vërtetim Ekuivalent i lëshuar nga Autoritetet Kompetente Shëndetësore, e vërtetuar nga Agjencia Europiane e Barnave/EMA). Certifikatat mund të tregohen në format dixhital ose kopje të shtypur;
Dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë përforcuese (Certifikatë Dixhitale Europiane apo Vërtetim Ekuivalent i lëshuar nga Autoritetet Kompetente Shëndetësore, e vërtetuar nga Agjencia Europiane e Barnave/EMA);
Dëshmi se personi ka kaluar Covid 19 brenda 6 muajsh ((Certifikatë Dixhitale Europiane apo Vërtetim Ekuivalent i lëshuar nga Autoritetet Kompetente Shëndetësore);
Dëshmi të testit RT-PCR negativ për Covid 19, i kryer 72 orë para hyrjes BC në Itali apo test antigjen rapid negativ i kryer 48 orë para se të hyni në Itali;
Në mungesë të paraqitjes së ndonjërës prej certifikatave të sipërpërmendura, do të aplikohet masa e vetizolimit prej 5 ditësh, në adresën e shënuar në passenger locator form, me detyrimin që pas përfundimit të vetizolimit të bëhet një test antigjen apo tampon molekular.
Fëmijët nën moshën 6-vjeçare janë të liruar nga masa e prezantimit të testit molekular/antigjen.
Bazuar në masat në fuqi, deri më 30 prill brenda territorit italian është i detyrueshëm paraqitja e green pass dhe mbajtja e maskës FFP2 në të gjitha ambientet e mbyllura dhe në të gjitha mjetet e transportit: autobus, tren etj.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit










